E zuri korrenti teksa po montonte skenën, ky është 32-vjeçari që humbi jetën dje në Shëngjin (FOTO)

20 July 2025, 08:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E zuri korrenti teksa po montonte skenën, ky është
Zef Lorenci

Ky është 32-vjeçari Zef Lorenci nga fshati Merqi i Lezhës, i cili humbi jetën pasditen e së shtunës pasi ra në kontakt ne energjinë elektrike teksa po montonte një skenë për zhvillimin e një koncerti në shëtitoren e Shëngjinit.

Pas kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës, trupi i pajetë i të riut është tërhequr nga familjarët. Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e hënë.

Sipas të dhënave paraprake, Zef Lorenci humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Në lidhje me ngjarjen, hetimet janë ende në vijim.


Video