E RËNDË në Lezhë/ Humb JETËN punëtori në Shëngjin, ra në kontakt me rrymën elektrike dhe më pas u rrëzua nga skela!

19 July 2025, 18:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E RËNDË në Lezhë/ Humb JETËN punëtori në
Lezhë

Një 32-vjeçar ka humbur jetën  pasditen e kësaj të shtune, si pasojë e një incidenti teksa po montonte disa skela në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit pranë bustit Willson.

Uniformat blu bëjnë  me dije se sot rreth orës 16:45 dyshohet se 32-vjeçari me iniciale Z.L  si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Ëillson”, dyshohet se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele dhe ka humbur jetën shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video