Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është ndarë nga jeta ditën e sotme ish-Komandanti i Gardës së Republikës, Gjeneral Halit Gjecaj. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë.
Lajmi i trishtë është bërë me dije familjarët e të ndjerit ata të cilët kanë njoftuar humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Homazhet do të zhvillohet nesër, e mërkurë 8 mars, prej orës 08:00 te ambientet e "Alba 2000", Rruga e Dibrës. Ndërsa varrimi do të bëhet në orën 13:00 në varrezat e Sharrës.
Halit Gjecaj ka qenë një prej personaliteteve më të larta të ushtrisë shqiptare dhe ka mbajtur funksione të rëndësishme drejtuese në Forcat e Armatosura dhe Gardën e Republikës.