Vdes 32-vjeçari në qendrën tregtare, 'Megatek'

7 March 2023, 15:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vdes 32-vjeçari në qendrën tregtare, 'Megatek'

Një ngarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë një 32-vjeçari ka humbur jetën, pasi u dëmtua nga një mjet pune në qendrën tregtare, 'Megatek'.

32-vjeçari punonjës i qendrës tregtare 'Megatek', është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun). Për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën në spitalin e 'Traumës' në Tiranë.

Njoftimi i Policisë: 

Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.

Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video