Elena (Alketa) Hysa ka qenë bashkëjetuesja e Dan Hutrës, e cila u nda prej tij pas debateve dhe dhunës së ushtruar nga 41-vjeçari. Në një intervistë për emisionin "Uniko", babai dhe vëllain i Elena Hysës kanë treguar se si u njohën Dan Hutra dhe vajza Elena, kur ndodhi fejesa e tyre dhe përse krushqia u prish.
E po ashtu kanë zbuluar pamjet e para nga fejesa mes të dyvë, për të cilën Hutra do të kërkonte paratë dhe do të përndiqte familjen e ish-bashkëjetueses së tij.
Familjarët e Elenës mendojnë se zanafillën historia e ka pas akuzave të Dan Hutrës lidhur me atësinë e fëmijës. Ata shprehen të bindur se fëmija është i Dan Hutrës dhe janë të gatshëm sërish për të bërë analizat e ADN-së.
Masakra ndodhi disa ditëve më parë ku Dan Hutra, i sapo dalë nga burgu ku ishte futur që në vitin 2007 pasi kishte vrarë gruan e tij të parë, kishte marrë peng njërën nga kunatat dhe kishte përdhunuar tjetrën, shkaktoi një masakër.
Ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të familjarëve të gruas së tij dhe la të vdekur motrën e gruas, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafkun, (e fejuara e vëllait të gruas). Të plagosura mbetën dhe dy të tjera, Elena Hysa, 35 vjeçe, gruaja e Hutrës dhe Kujtime Hysa 60 vjeçe, nëna e gruas.
Hutra s’u ndal me kaq. Për hakmarrje, ai vrau me armë zjarri edhe Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit që është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Agim Buçit. Më pas, plagosi të dashurën në Astir, Marjana Gurakuqi. Dan Hutra u arrestua në Sharrë, pas 7 orësh arrati dhe u shpreh se gjithçka që kishte bërë, e kishte bërë se kishte dashur.