Transportonte kokainë me vlerë 15 milionë Euro, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali

7 March 2023, 08:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Transportonte kokainë me vlerë 15 milionë Euro, arrestohet
Droga e sekuestruar

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Veneto pasi u kap duke transportuar 220 kg kokainë me furgon.

Lënda narkotike ishte e cilësisë së lartë dhe nëse do të dilte në treg, do kapte vlerën e 15 milionë euro.

Shqiptari që po drejtonte furgonin u arrestua dhe akuzohet për trafik droge. Sipas hetimeve nga Guardia di Finanza dhe policisë, sasia e drogës ishte e destinuar për një treg më të gjerë se ai i Veronës.


Video