
Pak ditë më parë, Dan Hutra vrau në Paskuqan, Mevlute Hysën dhe Hasime Dafkun, motrën dhe kunatën e ish-bashkëjetueses së tij Elena(Alketa) Hysa.
Kur ndodhi ngjarja e rëndë në familjen Hysa ishin vetëm gratë. Erjon Hysa i cili humbi nusen, Hasimen dhe motrën Mevluten ishte duke punuar në Gjermani kur ndodhi ngjarja e rëndë.
Në një intervistë televizive ai ka treguar se si e mësoi lajmin e kobshëm, bashkë me vëllain e tij me të cilin jeton dhe punon në Gjermani.
Gazetari: Ti ke humbur dy pjesëtarë shumë të rëndësishëm.
Erjon Hysa: Kam humbur motrën edhe nusen. Nusja ka qenë shtatzënë 2 muajshe.
Gazetari: Ti ku ke qenë?
Erjon Hysa: Kam qenë në Gjermani.
Gazetari: Si e more vesh lajmin?
Erjon Hysa: Unë kam qenë në punë atë ditë, kam qenë në skelë. Kanë marrë vëllain në telefon, një shoku i vetë, edhe kur e dëgjoj vëllain duke bërtitur. Çfarë është? S’po më tregonte. Zbrita atje, ai po qante me të madhe. Edhe kur më ka treguar se ka vdekur Lutja (motra) dhe Hasimja (nusja). I kanë vrarë.
Gazetari: Kur kishte folur për herë të fundit me të?
Erjon Hysa: Kisha folur në mëngjes.
Gazetari: Asnjë kërcënim, asnjë rrezik të papritur?
Erjon Hysa: Jo jo pabesi. Se të ishte ashtu, kisha ardhur.
Gazetari: Me Dan Hutrën je takuar ndonjëherë?
Erjon Hysa: Jo asnjëherë.
Gazetari: Ke folur ndonjëherë në telefon?
Erjon Hysa: Në telefon kam folur vetëm një herë. Edhe kur kam folur, ai njeri s’më ka pëlqyer.
Gazetari: Përse?
Erjon Hysa: S’e di. Më tregonte dhe motra se kur del i jep makinës shpejt, ecën me shpejtësi./Klan