Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në Kurbin.
Burime bëjnë me dije se pas një konflikt të armatosur mes dy personave, ka mbetur i plagosur 49-vjeçari Besnik Pula, teksa autori është shtetasi Besnik Selmani, 56-vjeç. Ky i fundit është nisur me urgjencë në spital.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën bregdetare, pranë Lagunës së Patokut. Policia po bën krehjen e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi:
Në Lagunën e Patokut, Kurbin, rreth orës 17:00, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me çifte, shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit"