DETAJE/ Si humbi jetën 32-vjeçari në 'Megatek': U godit me 'pirun' (Emri)

7 March 2023, 15:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

DETAJE/ Si humbi jetën 32-vjeçari në 'Megatek': U

Detaje të reja nga aksidenti ku një 32-vjeçar, punonjës i qendrës tregtare “Megatek”, humbi jetën ditën e sotme pas një aksidenti në punë.

Burime për VoxNews thanë se 32-vjeçari Ledjan Dervishi është aksidentuar nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi Eduart Dauti, 62-vjeç.

Fillimisht Dervishi është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa orë më vonë. Eduart Dauti është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme hetimore./VoxNews


Video