E rëndë në Itali/ Mendonte se flinte, vajza rri për orë të tëra me nënën e vdekur, 40-vjeçarja shqiptare kishte pësuar atak

7 November 2022, 14:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Itali/ Mendonte se flinte, vajza rri për orë

Ajo mendoi se nëna e saj ishte në gjumë dhe nuk donte ta shqetësonte, por gruaja kishte vdekur. Një 4-vjeçare shqiptare ka parë nënën e saj për orë të tëra të vdekur, deri në momentin që erdhi tezja, e cila ishte shqetësuar pasi e motra nuk i përgjigjej në telefon

Gruaja 40-vjeçare, me origjinë shqiptare, dyshohet se kishte ndërruar jetë nga një atak në zemër gjatë natës teksa flinte me foshnjën e saj në banesën e tyre në Vigevano.

Kur motra mbërriti në shtëpi ajo pa trupin e shtrirë në shtrat dhe menjëherë kuptoi se diçka kishte ndodhur.

Ajo mori foshnjën në krahë dhe më pas njoftoi policinë dhe ambulancën.

Por kur mbërritën ekipet e emergjencën konstatuan se 40-vjeçarja ishte e vdekur, shkruan Ansa. 

Karabinierët nga këqyrja paraprake nuk kanë gjetur asnjë gjurmë që sugjeron vdekjen e dhunshme.


Do të jetë tezja ajo që do të kujdeset tani për vogëlushen, e cila ka mbetur e vetme.


Video