Policia Rrugore me “dorë të hekurt” në Tiranë, në një javë arrestohen 36 shoferë dhe hiqen 173 leje drejtimi

7 November 2022, 14:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia Rrugore me “dorë të hekurt” në Tiranë,

Policia e Tiranës gjatë javës që lamë pas ka goditur 14 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.

Po ashtu36 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, ndërsa 173 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

▪️Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 14 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.

▪️36 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

▪️173 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

 


Video