Policia ka ndaluar një shtetas shqiptar nën akuzën e tentativës për përdhunim dhe plagosje me dashje. Kledi Sulollari i datëlindjes 1994 me origjinë nga Pogradeci shkruan tch, u ndalua nga një patrullë e forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë së Atikës, në zonën Nikia të kryeqytetit të vendit Athinë.
Sipas policisë helene, shqiptari tentoi të përdhunonte një 20 vjeçare,e cila mundi të shkëputet nga duart e agresorit dhe të kërkojë ndihmë.
Ajo u dhunua rëndë prej tij dhe u dërgua në spital. Banorët e zonës njoftuan policinë dhe pas përshkrimit të agresorit, u bë i mundur arrestimi i tij 1 km larg vend ngjarjes.
Ai u identifikua pa asnjë dyshim nga viktima dhe u arrestua. Burime policore thanë se autori pa pak kohë që është liruar nga burgu ku mbahej për një akuzë të ngjashme./Iefimerida