Gjendet i pajetë i mbuluar me gjethe shqiptari në Greqi (Emri)

7 November 2022, 13:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjendet i pajetë i mbuluar me gjethe shqiptari në Greqi (Emri)

Është gjetur i vdekur 51-vjeçari shqiptar Ylli Mera, i cili ishte zhdukur pak kohë më parë. Ai është gjetur i pajetë në një zonë pyjore në Selanik të Greqisë.

Vdekja e shqiptarit konfirmohet nga gazetari i Faxnews në Athinë. Ndërkohë familjarët e tij kanë thënë se dyshojnë se ai është vrarë. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat se si ka humbur jetën 51-vjeçari, nëse është vërtet një vrasje siç pretendojnë edhe të afërmit e tij.

Kujtojmë se zhdukja e 51 vjeçarit u raportua dy ditë më parë nga familjarët e 51-vjeçarit, të cilët kanë kërkuar publikimin e të dhënave të njeriut të afërt në mënyrë që të mund të përshpejtohet gjetja e tij. 

Ditën e zhdukjes Ylli Mera ndodhej në punë, por për shkak të plagosjes së partneres së tij, ai u largua nga puna dhe shkoi në stacionin e autobusit lokal për t’u kthyer në banesë, por që atëherë nuk u pa më.

 


Video