EMRI/ I plas goma e kamionit teksa po e frynte, vdes tragjikisht 56-vjeçari

6 January 2023, 09:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ I plas goma e kamionit teksa po e frynte, vdes tragjikisht
Foto ilustruese

Një incident i rëndë me pasojë një viktimë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot.

Burime bëjnë me dije se një personi i ka plasur goma e kamionit, teksa ka qenë duke e fryrë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Mësohet se viktima është shtetasi Spas Milloshi, 56 vjeç, gomist në një servis

Policia ka mbarritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rastin.


Video