E moshura mbytet në pus, dyshohet vetëvrasje

9 April 2022, 17:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E moshura mbytet në pus, dyshohet vetëvrasje

Një e moshuar është mbytur në pusin pranë banesës së saj në fshatin Luz i Vogël të Kavajës.

Policia njofton se shtetasja me incialet L.X., 75 vjeç është nxjerrë nga pusi pa shenja dhune, ndaj dyshon se ajo është vetëhedhur në pusin e banesës.

Njoftimi i Policisë

Më datë 09.04.2022, në Kavajë, në fshatin Lus i Vogël, nga familjarët, është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj, në dukje pa shenja dhune, shtetasja L. X., 75 vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video