Dyshohet se nuk identifikuan Ibrahim Licin, lirohen 4 policët e "masakrës së Dobraçit". Do të pezullohen nga detyra

22 November 2024, 13:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohet se nuk identifikuan Ibrahim Licin, lirohen 4 policët e
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja në Dobraç

Gjykata e Shkodrës dha masat e sigurisë për 4 efektivët e forcave “Shqiponja” që u ndaluan nga AMP në lidhje me masakrën e 30 Tetorit në Dobraç, ku humbën jetën 4 persona.

Gjykata vendosi detyrim paraqitje, ndalim dalje jashtë shtetit dhe pezullim nga detyra për Blerim Kurmekajn, Viktor Logun, Julian Sterkajn dhe Marta Martinin. Ata dyshohen për shpërdorim detyre.

Policët akuzohen pasi nuk kanë respektuar procedurën standarde të sigurimit të vendit të ngjarjes si dhe nuk kanë identifikuar personat e gjetur në vendin e ngjarjes.

Në masakrën e Dobraçit ka qenë i pranishëm në mjetin e viktimave edhe një person i tretë, i cili është filmuar nga kamerat, por deri më tani nuk është zbuluar identiteti i tij.

Kujtojmë se prej kësaj ngjarjeje ndërruan jetë Hamza Lici e Arlind Bushati të cilët ndodheshin në makinën që ishte “objektiv” i autorëve, e po ashtu çifti i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha.

Këta të fundit u ndodhën krejtësisht pa faj në momentin e atentatit


Video