Vrau me thikë 14-vjeçarin, masa e sigurisë për autorin komunikohet në spital, mbërrin prokurorja Alma Felaj (VIDEO)

22 November 2024, 10:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrau me thikë 14-vjeçarin, masa e sigurisë për autorin

Seanca gjyqësore për vlefshmërinë dhe caktimin e masës së për të miturin Mario Perlleshaj, i akuzuar për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani te shkolla "Fan Noli" në kryeqytet do të zhvillohet në ambientet e spitalit privat "Hygeia" ku ai po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Në video shihet teksa prokurorja Alma Felaj, futet në ambientet e spitalit privat.

Perlleshaj dyshohet se goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij pas një sherri mes tyre pak metra larg shkollës “Fan Noli”.

14-vjeçari është arrestuar nën akuzën “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.




Video