FOTO/ Rrëshqitje dheu dhe bllokim të disa akseve rrugore, moti i keq shkakton dëme në Shkodër!

22 November 2024, 10:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Rrëshqitje dheu dhe bllokim të disa akseve rrugore, moti i keq
Rrëshqitje dheu në Shkodër

Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu që ka shoqëruar territorin e Bashkisë Shkodër ka krijuar probleme në segmentin rrugor Prekal – Kir.

Gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha të rrugës çka ka sjellë bllokimin e saj për automjetet.

Bashkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate ndërkohë që i bën thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor.



Video