Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH Evis Berberi për zëvendësim të masës së sigurisë arrest me burg në këmbim të garancisë pasurore.
Vendimi u dha nga gjyqtare Marinela Osmani, e cila nuk mori parasysh argumentet e paraqitura nga avokati i Berberit.
Ish drejtori i ARRSH mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit mars të vitit 2024 , si i dyshuar nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprave penale korrupsion pasiv dhe pastrim parash dhe shkelje e barazisë në tendera.