Digjen 4 makina betoniere në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

22 May 2026, 07:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Digjen 4 makina betoniere në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie
Betonieret e djegura

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në zonën e Fushë Dukatit, ku katër betoniere të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët brenda një vendprodhimi betoni, në pronësi të Blerti Mehillajt.

Sipas burimeve paraprake, mjetet kanë qenë të parkuara në ambientet e nyjës së betonit në momentin e ngjarjes. Dyshohet se një person ka hyrë në zonë, i ka spërkatur me benzinë dhe më pas u ka vënë flakën.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video