Doli nga shtëpia kur fëmijët ishin në gjumë, zbulohet identiteti i kufomës së gjetur sot në Vlorë (EMRI)

20 July 2022, 21:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Doli nga shtëpia kur fëmijët ishin në gjumë, zbulohet
Gëzim Racaku

Është zbuluar identiteti i trupit të dekompozuar që u gjet sot në brendësi të një hoteli të pa përfunduar në qendër të Vlorës, pranë sheshit të flamurit.

Mësohet se trupi i përket 50-vjeçarit Gëzim Racaku. Ai rezulton i humbur që prej datës 5 korrik të këtij viti, teksa iku nga shtëpia në lagjen "Partizani", në orët e para të mëngjesit, në fshehtësi, në momentin kur ishte në gjumë. 50-vjeçari u denoncua i zhdukur në Policia dy ditë më pas nga fëmijët e tij.

Gëzim Racaku jetonte bashkë me djalin dhe vajzën, që ditën kur bashkëshortja i la 18 vite më parë. Ky largim i papritur i gruas shkaktoi pasoja të rënda psikologjike tek Gëzimi, i cili prej kohësh kurohej nga depresioni. Mungesën e të atit e vuri re i pari djali. Në dollapin e rrobave mungojnë një bluzë gri, tuta të zeza dhe një palë shapka të zeza me të cilat ka dalë i veshur 50-vjeçari, momentin e largimit.

Gjatë një interviste televizive pak kohë më parë, vajza e tij, Zhaklina Racaku tregoi se kjo nuk ishte hera e parë, që Gëzimi ikte nga banesa. Por, fatkeqësisht, më 5 Korrik, ishte hera e fundit që Gëzim Racaku ikte nga shtëpia e tij.


Video