'Pa vrasje nuk ka romane', Ngjela për situatën kriminale në Fushë Krujë: Ka mungesë karburanti

20 July 2022, 15:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Pa vrasje nuk ka romane', Ngjela për situatën kriminale
Spartak Ngjela

Duke marrë shkas nga ngjarja kriminale në vendin tonë pak ditë më parë, ku në Fushë-Krujë u vra Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, avokati Spartak Ngjela deklaroi se Shqipëria ka ngërç në studimin e kriminalitetit.

“Krimi është aq i lartë sa ndërkombëtarët krijuan SPAK”, kështu u shpreh avokati Spartak Ngjela në News24. Gjatë bisedës në studio Ngjela tha se korrupsioni ka goditur vendin dhe për pasojë vendi ndodhet në këtë situatë të rëndë.

Ai gjithashtu u shpreh se policia është në krizë, pasi sipas tij ka fakte kur ka pasur edhe mungesë karburanti.

“Unë shoh që është, kriminaliteti në rritje, korrupsioni në rritje, ekspertiza perëndimore ka nxjerrë SPAK. Nëse ndodh një krim dhe nuk kapen autorët këtu shqetësohet e gjithë shoqëria”, tha ndër të tjera Ngjela.

Ngjela tha se shpresa e vetme për të luftuar krimin është të kërkohet ekspertizë ndërkombëtare. Ai u shpreh se në rast se situata është problematike qeveria duhet të marrë edhe para borxh.

“Shpresa që shoh unë është kjo që kriminaliteti në rritje dhe me pikëpyetje të mëdha. Krimi i organizuar ka qenë kaq i lartë sa përkundër tij ekspertiza perëndimore ka nxjerrë SPAK-un. Tani lind problemi se ku është shpresa. Te ata që të na japin fondin për të luftuar korrupsionin. Të jenë profesionistë. Nëse krimi është alarmant duhet të kërkojmë para, qoftë edhe kredi. Një studim që kam lexuar unë paraa shumë vitesh thotë u vra njëri në qytet, nuk u kap. U vra i dyti dhe i treti sërish nuk u kap. Qyteti humb sigurinë. Në rast se këtu ndodhin krime dhe nuk kapet njeri duhet të lëvizë qeveria".


Video