'Do vilni ullinj'/ Si u morën “peng”, dhjetëra gra për të “qethur” kanabis në Berat (Video)

11 November 2022, 11:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Do vilni ullinj'/ Si u morën “peng”, dhjetëra

Në vijim të operacioni anti-drogë në Berat policia ka shoqëruar dhjetëra gra që punonin në serat e kanabisit në Berat. Mësohet se gratë që punonin  në sera ishin marrë nga fshatrat e Tiranës dhe  nga zonat në veri të vendit duke iu thënë se do të punonin për të vjelë ullinj.

Sipas dëshmive të zonjave pasi janë dërguar në Dronovicë dhe kanë kuptuar që nuk do vilnin ullinj ato janë kërcënuar nga Drita dhe Izmira Mema nënë e bijë që të mos largohen dhe të vazhdonin punën.

Gjithashtu mësohet se gratë ishin kërcënuar të mos tregonin se me çfarë punonin edhe kur komunikonin me të afërmit duhet të thonin që vjelin ullinj. Ndërsa një pjesë e djemve thonin se punonin në Malin e Zi si ustallarë në ndërtim.

 

 


Video