I riu aplikon për të qenë pjesë e Gardës së Republikës, e refuzojnë dhe nuk i japin arsyen

10 Nëntor 2022, 22:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I riu aplikon për të qenë pjesë e Gardës së
Ilustrim

Sipas nenit 21 për kriteret e pranimit në Gardën e Republikës së Shqipërisë, kandidati, përveç kritereve të mirëpërcaktuara, duhet të jetë i pajisur edhe me vërtetimin e besueshmërisë.

I riu Besjano Lelaj, çdo ditë endet dyerve të institucioneve, duke kërkuar motivin se ku nuk e ka përmbushur kriterin e besueshmërisë, referuar pranë Gardës së Republikës prej oficerit Edvin Habazaj. Ky i fundit nuk e ka informuar asnjëherë, edhe pas kërkesave të vazhdueshme të qytetarit në rrugë zyrtare.

“Në datën 24 i 10-ti më ka dhënë një përgjigje negative pranë Gardës së Republikës, një vërtetim besueshmërie mbi kriterin tim ka shkruajtur “ka të dhëna mbi personin e tij”. Unë dua t’i referohem komisariatit të policisë apo oficerit të policisë gjyqësore, për çfarë të dhënash kanë të personit tim? Pasi unë nuk kam qenë as i dënuar, as i dyshuar për ndonjë vjedhje, as kam shenja gishtash, as për trafik lëndëve narkotike apo ku di unë. Unë jam i gatshëm të përgjigjem nëse ka ndonjë gjurmë aty apo i shoqëruar për ndonjë vepër penale. Zoti Edvin Habazaj, oficeri, OPGJ-ja, i kam shkruajtur një mesazh, edhe dje. Nuk kam marrë mbrapsht asnjë përgjigje prej tij. Dua motivin, të më dalin për borxh, pastaj do takohemi me vendim gjykate”.

I papunë e i painformuar, Besjano kërkon zbardhjen e së vërtetës së skualifikimit, që sipas tij, mund të jetë tendencioze.

“Po-po pa punë. Do isha në punë, në datën 3 do kisha filluar punë…”

Emisioni “Stop” në të tilla kushte, kërkoi informacion zyrtar Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës, se pse nuk është informuar qytetari për kriterin që nuk përmbush.


Vox Pop

Video