FOTO/ Partnerët raportuan për sasi më të madhe kokaine, hetuesit e BKH kontrolle prej ditësh kutive me banane në port

10 November 2022, 19:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Partnerët raportuan për sasi më të madhe kokaine,
Droga brenda bananeve

Prej disa ditësh, Byroja Kombëtare e Hetimit po zhvillon kontrolle tek kontejnerët e ardhur nga Amerika Latine në portin e Durrësit.

Siç shihet nga fotot e publikuara nga Abc, hetuesit shihen duke bërë kontrolle në disa kuti të nxjerra nga kontejnerat. Burime bëjnë me dije se partnerët raportuan sasi më të madhe kokaine se sa ajo që u kap më 3 Nëntor brenda kutive me banane të "BanaKing" të ardhura nga Ekuadori.

Atë ditë u gjet 33.5 kg kokainë, e ndarë në 31 pako, të fshehura mes bananeve. Skaneri nuk e zbuloi kokainë brenda kutive, por u ushtrua më pas kontroll i imtësishëm.

Droga e kapur çoi në pranga dy punonjësit, e skanerit në Portin e Durrësit, Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj. Arrestimit nuk i shpëtoi as administratori i kompanisë, Ziko, Petrit Demishaj. Presidenti i saj, Trifon Murataj u shpall ne kërkim.



Video