
Mëngjesin e sotëm është plagosur me thikë kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi nga 46-vjeçari Orgest Xhelili pas një sherri në poliklinikën e Divjakës.
I lënduar ka mbetur edhe shoferi i Kokoneshit, Gazmend Bullari.
Xhelili ka qenë ish punonjës i IT në bashki në e Divjakës dhe është arrestuar.
Shkak për plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës është bërë lëvizja nga vendi i punës i gruas së autorit të ngjarjes, Ergest Xhelili. Ky i fundit, ish-punonjës i bashkisë Divjakë në sektorin e Tekonologjisë dhe Informacionit (IT) e ka bashkëshorten me profesion infermiere.
Por, atë ia kanë lëvizur nga spitali i Divjakës, gjë që ka sjellë dhe revoltimin e Xhelilit. Ky i fundit ka shkuar dhe i kankërkuar llogari Kokoneshit, pasi pretendonte se kjo lëvizje ishte bërë me urdhër të tij.
“Pse më lëvize gruan nga puna,”- mësohet të ketë thënë Xhelili. Sherri ka agravuar dhe i riu ka qëlluar me thikë kryebashkiakun, ai ka plagosur edhe shoferin e Kokoneshit, Gazmend Bullari që ka ndërhgyrë për t’i ndarë. Të plagosurit ndodhen në spital ndërsa Xhelili është vënë në pranga.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi O. Xh., 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, shtetasin F. K., me detyrë Kryetar i bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin G. B., 45 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë.
Falë veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi O. Xh., si autor i dyshuar i plagosjes.
Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.