Një operacion anti-drogë çoi në zbulimin e një sere në Berat prej 8 dynymësh në të cilën kultivohej kanabis.
Në pranga kanë rënë pranga Jurgen Ujkaj, Bashkim e Edison Mema, Sidrit Bisha, Endrit e Blerim Xheka, Mirvaldo Disha e Samuel Lushaj, të cilët ruanin me armë serën. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy prej grave që punon në sera, nënë e bijë Drita e Izmira Mema.
Serat në Dronovic ishin të ndara në katër pjesë, secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. Në kontrollin e realizuar një ditë më parë nga policia është arritur të kapet një sasi prej 800 kg kanabis. Kjo ishte edhe sasia e fundit e kanabisit në sera, pasi pjesa tjetër ishte marrë disa ditë më parë.
Ndërkohë po merren në pyetje 95 gratë që u shoqëruan një ditë më parë, si edhe 9 burrat e arrestuar, 8 rojet dhe Hamdi Dyli, pronari që i kishte lënë serat me qira.
Gratë e shoqëruara vinin nga kryesisht nga veriu i vendit për të punuar në Berat në serat e mbjella me kanabis. Pas kontrollit të ushtruar nga policia në çantat e tyre u gjendën sasi konsiderueshme lekësh. Mësohet se ato paguheshin me 5 mijë lekë dita.
Mosha e tyre varionte nga 16 deri në 65 vjeçe.
Nëntë personat e armatosur të cilët ruanin serat me kanabis ishin gjithashtu nga zona e veriut të vendit, pjesa më e madhe nga Fushë-Kruja dhe Lezha.
Policia është ende në kërkim organizatorit që kultivonte lëndët narkotike, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.
Të arrestuarit:
1-Jurgen Ujkaj
2-Bashkim Mema
3-Sidrit Bisha
4-Endrit Xheka
5-Edison Mema
6-Mirvaldo Disha
7-Hamdi Dyli, pronari që kishte lënë me qira serat.
8-Blerim xheka
9-Samuel Lushaj
Gratë e punësuara:
1-Fatmira Zaja
2-Dëshire Hoxha
3-Honke Farruku
4-Besnike Tartari
5-Hajrie Dika
6-Flora Kodheli
7-Lumturie Toshi
8-Diana Meta
9-Mimoza Doku
10-Sadie Gjana
11-Fatmire Tota
12-Mihane Marku
13-Afërdita Cani
14-Behije Hasa
15-Rrushie Cuku
16-Fatmire Marku
17-Valentina Disha
18-Elida Disha
19-Lule Luka
20-Rudije Halili
21-Mirushe Bardholi
22-Enkeleda Bardholi
23-Bukurie Bardholi
24-Vera Sala
25-Nurie Hysenaj
26-Shyrete Hysenaj
27-Laureta Stafa
28-Blerina Likmetaj
29-Dashurie Sinaj
30-Afërdita Hasa