Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Janë publikuar fotografitë e apartamentit dy-katësh në krye të pallatit 10-kate që u përfshi nga flakët ditën e sotme në Tiranë.
Siç dallohet nga pamjet, nga apartamenti nuk ka mbetur tashmë asgjë përveç mureve pasi është shkrumbuar plotësisht.
Zjarri zgjati për rreth tre orë dhe u shpërnda përmes fasadës së pallatit edhe në katet e tjera.
Apartamenti dykatësh është raportuar se është në pronësi të një mjeku.
Pallati është ndërtuar në vitin 2021 nga firma ‘Mëhillaj sh.p.k.’ me pronar Tanush Mëhillaj.