"Djali im nuk ka arsye pse të ndalohet" Kështu shprehet në një prononcim për mediat Xhelal Rraja, babai i Ramazan Rrajës pas shoqërimit të djalit të tij në Polici.
Ai deklaroi se nuk ka dijeni se pse djali i tij është shoqëruar dhe pohoi se djali i tij lëviz me një makinë të blinduar.
"Edhe kur ka qenë drejtor police ka marrë rrogë dhe i vjen rroga në shtëpi. Ajo ngjarje është vazhdim i kësaj që po them shpifje. Është sqaruar ka dhënë dëshmi janë verifikuar gjërat dhe nuk është asgjë e vërtetë. Nëse djalit tim do to faktohet gjëja më e vogël ai të përgjigjet. Nuk është në kërkim policor. Ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëviz me makinë të blinduar pse duhet të ndalohet për lëvizje më makinë të blinduar. Makinën e kam unë me letra."- u shpreh Xhelal Rraja.
Ndërkohë, Xhelal Rraja ka dhënë edhe një mesazh për Kreun e Policisë Kriminale duke thënë se nëse ka diçka personale me të ta sqarojnë në rrugë privat.
“Nëse kanë gjë personale me mua, të vazhdojmë personale. Kaq kam unë” tha ai