Foto+Video: Gruaja pa patentë humbet kontrollin e makinës dhe futet brenda dyqanit në Durrës

15 November 2022, 11:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto+Video: Gruaja pa patentë humbet kontrollin e makinës dhe futet
Aksidenti në Durrës

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 16 në Durrës teksa automjeti është futur në ambientet e një biznesi anë rrugës.

Burime bëjnë me dije se makina, në pronësi të një biznesi aty pranë drejtohej nga një grua pa patentë, e cila ka humbur kontrollin dhe është futur në një dyqan pasi kaloi edhe trotuarin.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga aksidenti, ndërsa policia po bën veprimet përkatëse. 



 

 


Video