Reuters bën “fact-check” gomonen në protestën e PD, si u përdor për të sulmuar shqiptarët

14 November 2022, 21:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reuters bën “fact-check” gomonen në protestën e PD,
Gomonia në protestë

Një ndër simbolikat e protestës së organizuar nga opozita më 12 Nëntor ishte dhe një gomone që mbahej në duar nga disa të rinj, që nënkuptonte të larguarit drejt Britanisë së Madhe.

Por, ato pamje janë nxjerrë jashtë konteksit nga disa ekstremistë britanikë, të cilët i kanë publikuar në rrjetet sociale duke i përdorur për të fajësuar shqiptarët.

Gjithsesi, agjencia mediatike Reuters i ka bërë “fact-check” këto pamje, duke shpjeguar se janë filmuar në Tiranë, për të protestuar largimin masiv të shqiptarëve drejt Britanisë.

Ndërsa ekstremistët britanikë kanë pretenduar se pamjet janë pjesë e protestës së Shqiptarëve në Britaninë e Madhe, duke i cilësuar si ofendim për “Ditën e Veteranëve” britanikë që ishte po atë ditë.

“Shqiptarët po ofendojnë Ditën e Veteranëve, duke protestuar me gomone dhe duke rrethuar me flamurin e tyre statujën e Çurçillit”, shkruajnë britanikët duke shpërndarë pamjet e gomones nga protesta e PD në Tiranë.

Reuters bën “fact-check” gomonen në protestën e PD,


Video