Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ditën e djeshme ka humbur jeten aksidentalisht në lagjen Nr. 6 të qytetit të Durrësit, punëtori 54-vjeçar Petrit Lutfi Minçe. Në vendin e ngjarjes ende kanë mbetur veglat e tij të punës me të cilën po punonte. Nga pamja duket qartë se kabulli i pajisjes është shkëputur.
Minçe ishte duke vendosur një tendë në një prej apartamenteve në pallatet e lagjes Nr.6, kur humbi ekuilibrin dhe ra nga kati i tretë i godinës.
Pavarësisht ndihmës së specializuar mjekësore, 54-vjeçari humbi jetën në spital. Ai la pas 3 fëmijë, familjarët njoftojnë se varrimi i Titit, siç njihej nga të gjithë, do të bëhet në orën 14.00.