Ditë "e zezë" për Divjakën/ Tjetër aksident me vdekje, vajza humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë e ëma

3 January 2023, 17:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ditë "e zezë" për Divjakën/ Tjetër aksident
Foto ilustruese

Një tjetër aksident me vdekje është regjistruar pasditen e sotme në Divjakë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasja Burbuqe Alcani, duke drejtuar automjetin tip "Opel" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja Hasime Alcani, si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja Burbuqe Alcani, e cila është vajza e viktimës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor "3 urat-Çermë".

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Pak më herët, në Divjakë u regjistruar një tjetër aksident ku humbi jetën drejtuesi dhe u plagosën 4 pasagjerët.

 


Video