Makina del nga rruga, aksident me një të vdekur dhe 4 të rinj të plagosur në Divjakë

3 January 2023, 17:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina del nga rruga, aksident me një të vdekur dhe 4 të rinj
Foto ilustruese

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Divjakë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në aksin rrugor "Gradishtë-Spolat". Katër të rinjtë ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 


Video