"Kërcet" arma në Durrës, plagoset 28-vjeçari (EMRAT)

3 January 2023, 11:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kërcet" arma në Durrës, plagoset 28-vjeçari
Foto ilustruese

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Gëzim Hoda ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin Lulëzim Përnezha, 28 vjeç.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth

Lulëzim Përnezha është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarjeje.


Video