FOTO/ Ky është personi që ekzekutoi Edmond Papën në mes të Tiranës, e ndoqi këmba-këmbës

3 January 2023, 11:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Ky është personi që ekzekutoi Edmond Papën në mes
Autori dhe viktima

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 30-vjeçari Albano Velo, lindur në Këlcyrë Permet dhe banues në Tiranë.

Ai u arrestua nga Policia e Tiranës si ekzekutori i biznesmenit Edmond Papa, mbrëmjen e 16 Dhjetorit në hyrje të një lokali në zonën e Selitës në Tiranë.

Policia ka spallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimi rezultoi se ata e kanë ndjekur për disa ditë biznesmenin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit.

Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip "Audi" i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.

FOTO/ Ky është personi që ekzekutoi Edmond Papën në mes


Video