Aksident në Dimal-Lushnje, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht çifti i të moshuarve

2 January 2023, 22:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Dimal-Lushnje, makina përfundon në kanal,
Automjeti i aksidentuar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Dimal-Lushnje, në fshatin Gajdë.

Një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Drejuesi i mjetit, Lefter Ndrio, 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij janë nxjerrë nga mjeti pa lëndime nga banorët e zonës.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin në kthesë dhe është verbuar nga dritat e makinave përballë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit.


Video