Dita e Verës ngre temperaturat, por të premten moti merr kthesë

14 March 2022, 09:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dita e Verës ngre temperaturat, por të premten moti merr kthesë
Dita e Veres

Po vjen pranvera! Kjo ditë do të jetë e ngrohtë, pasi temperaturat pritet që të shkojnë deri në 14 gradë.

Meteorologia Lajda Porja u shpreh se nga dita e martë deri të premten do të kemi rritje të temperaturave që shkojnë deri në 16 gradë.

“Qarkullimi i masave me origjinë nga verilindja e Europës kanë krijuar ndikimin e tyre në Shqipëri dhe në rajon duke sjellë mot të kthjellët por të ftohtë.

Megjithëse një ditë vere sot mëngjesi shënon -6 gradë në Peshkopi. Vlerat maksimale parashikohet që të ngjiten deri në 13 apo 14 gradë. 

Nga dita e martë deri të premten do të kemi  rritje të lehtë dhe graduale duke rikthyer temperaturat e pranverës termometri ngjitet deri në 16 gradë”, tha ajo.

Moti do të bëjë kthesë pas të premtes. Porja tha se do të rikthehen reshjet e dëborë dhe të shiut.

“Sa i përket reshjeve deri të premten moti do jetë i kthjellët dhe pa reshje. E premtja do risjellë vranësira dhe reshje të pakta shiu, si dhe reshje dëbore në zonat malore.

 Zonat malore do mbeten në vlerën -2 gradë apo -3 gradë. Reshjet e dëborës do jenë edhe të shtunën dhe shumë pak ditën e diel. Era do jetë e lehtë dhe mesatare, gjatë javës pritet një fuqizim i ndjeshëm i saj”.


Video