Marrin subvencion nga Bashkia dhe Qeveria, por shtim të flotës së urbanëve në Tiranë nuk do ketë

14 March 2022, 09:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Marrin subvencion nga Bashkia dhe Qeveria, por shtim të flotës së
Linjat e autobusit në Tiranë

Kostandin Foni, përfaqësues i Shoqatës së Transportit Publik Tiranë deklaron se flota e urbanëve në kryeqytet do vijojë të jetë e reduktuar.

Për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, z. Foni tha se rritja e çmimit të naftës e bën të pamundur shtimin e autobusëve të linjave në Tiranë.

“Flota vazhdon të tjerë e reduktuar, por kanë pamundësi financiare operatorët të operojnë pas rritjes së çmimit të naftës”, shprehet ai.

Z. Foni tregon se operatorët kanë marrë nga bashkia Tiranë 2 deri në 2.5 mln lekë së fundmi, por këto janë mbështetje financiare për situatën e vështirë që ndodheshin linjat, para se të rritjes çmimi i naftës.

“Ajo që është bërë aktualisht është fondi 1.3 mld lekë që u premtua në tetor nga Kryetari i Bashkisë. 2 deri në 2.5 mln të reja për çdo operator. Për janarin kanë kaluar tani në mars. Edhe fondi për muajin shkurt duhet të jetë aktiv brenda javës që vjen”, tregon  ai.

Foni shprehet më tej se të gjitha mjetet e transportit publik janë të pajuar me GPS.


Video