Protestuesit bllokojnë rrugën te Gjykata e Lartë, ndërhyn policia

13 Mars 2022, 13:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protestuesit bllokojnë rrugën te Gjykata e Lartë, ndërhyn
Protestuesit bllokojnë rrugën

Qytetarët u zhvendosën në rrugën "Myslym Shyrri" pas mbylljes së protestës para kryeministrisë.

Janë angazhuar dy struktura policore, Forcat e Rendit dhe shqiponjat të cilët kanë krijuar një kordon policor dhe po bëjnë të mundur shpërndarjen e protestuesve. 

Po bëhen thirrje të njëpasnjëshme nga forcat e policisë që rruga të lirohet nga protestuesit.

Ndërkohë protestuesit bëjnë thirrje për tu ulur këmbëkryq në mes të rrugës në mënyrë që policia të mos ketë mundësi të ndërhyjë.

 

 



Vox Pop

Video