Disa qytete të vendit pushtohen nga mjegulla, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

25 February 2026, 08:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Disa qytete të vendit pushtohen nga mjegulla, vështirësi në
Foto ilustruese

Shqipëria është zgjuar sot me një situatë moti të pazakontë me mjegull të dendur.

Në kryeqytet mjegulla e dendur ka qenë e pranishme kudo, teksa edhe temperaturat mbeteshin të ulëta. Po ashtu edhe në qytetet e tjera ka pasur prani të mjegullës.

Po ashtu edhe qyteti i Fier është zgjuar këtë mëngjes i mbuluar nga një mjegull e dendur, e cila ka krijuar vështirësi të ndjeshme në qarkullimin e mjeteve.

Në disa akse rrugore brenda qytetit dhe në hyrje-daljet kryesore, dukshmëria ka qenë e reduktuar ndjeshëm, duke detyruar drejtuesit e automjeteve të lëvizin me shpejtësi të ulët.


Video