DETAJET/ Gardisti nxori armën në mes të rrugës, sherr me qytetarin kush do kalonte i pari me makinë

10 September 2025, 11:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJET/ Gardisti nxori armën në mes të rrugës, sherr me
Foto ilustruese

Një punonjës i Gardës së Republikës është vënë nën hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për shkak se ka kërcënuar me armë zjarri një qytetar mëngjesin e të mërkurës në Tiranë.

Sherri mes gardistit D.K. dhe qytetarit ka qenë krejt banal, pasi të dy kanë debatuar se cili do të kalonte i pari me makinë në rrugë. Kaq ka mjaftuar që gardisti të nxjerrë armën dhe të kërcënojë qytetarin. Fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin dhe pas këqyrjes nga grupi hetimor, gardisti u procedua penalisht në gjendje të lirë.


Video