"I mori 8 mijë euro klientit, për..."/ Detaje të REJA nga aksioni i SPAK për avokatin, Besart Logu!

10 September 2025, 09:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"I mori 8 mijë euro klientit, për..."/ Detaje të REJA
Besart Logu/ SPAK

Detaje të reja nga operacioni i SPAK, ku është është lëshuar masë sigurie për avokatin, Besart Logu.

VoxNews ka mësuar se ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie, i akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Avokati i ka marrë 8 mijë euro klientit dhe i ka premtuar të ushtrojë ndikimin e tij për të zgjidhur një çështje.  

Operacioni është ende në vijim, hetimi është nisur nga prokurore Doloreza Musabelli.

Oficerët e BKH-së po kryejnë disa kontrolle në terren e gjithashtu në zyrën e tij.


Video