Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Vox News ka siguruar pamjet nga shtëpia e Gentian Bejtjas në Larushk të Krujës ku ndodhi atentati.
Tre persona qëlluan me breshëri automatiku drejt oborrit të shtëpisë, ku mbetii vrarë kunati i Gentian Bejtjas, 29-vjeçarit Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur.
Vox News mëson se Gentian Bejtja nuk ndodhej në banesë në momentin e atentait.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, Mariglen Haka, Durim dhe Valter Bami.
Të tre këta persona janë lënë më pas të lirë.