Detaje nga arrestimet për protestën para parlamentit/ I riu do të martohej ditën e sotme, pritet... (Emri)

3 July 2026, 11:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje nga arrestimet për protestën para parlamentit/ I riu do të
Admir Tërshalla

Disa qytetarë janë ndaluar gjatë zhvillimeve të fundit të protestave, pas përplasjeve dhe tensioneve të policisë me qytetarët.

Sipas informacioneve paraprake, personat e shoqëruar janë mbajtur në komisariate për procedura verifikimi dhe pritet që për ta të vendoset brenda afatit ligjor 72-orësh, nëse do të lirohen apo do të kalojnë për vlerësim të masës së sigurisë në gjykatë.

Në këtë grup të ndaluarish bën pjesë edhe Admir Tërshalla, një programues i cili është shoqëruar nga policia në kuadër të këtyre zhvillimeve.

Ndalimi përkon me një moment të rëndësishëm personal, ditën kur ai kishte planifikuar të zhvillonte ceremoninë e martesës.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një vendim përfundimtar për fatin e të ndaluarve, ndërsa pritet që brenda afatit 72-orësh të përcaktohet nëse do të ketë lirime apo ndjekje të mëtejshme ligjore për secilin rast veç e veç.


Video