Video/ Për 32 ditë protestoi bashkë me djalin e tij të sëmurë, pas arrestimit mblidhen mbi 100 mijë euro për Altin Hilën! (Thirrja prekëse)

3 July 2026, 10:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video/ Për 32 ditë protestoi bashkë me djalin e tij të
Altin Hila

Është hapur një fushatë në GoFundMe për të mbështetur financiarisht Altin Hilën dhe familjen e tij, pas arrestimit të tij gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë  para Kuvendit.

Hila mori pjesë në protestë për 32 ditë me radhë, i shoqëruar nga djali i tij i sëmurë, i cili është person me status invaliditeti.

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, Hila ushqen në protestë djalin e tij direkt në stomak me anë të një shiringe.

Video e marrë nga gazetari, Osman Stafa:

Organizatorët e nismës shprehen se familja ndodhet në vështirësi ekonomike dhe pretendojnë se Hila u dhunua nga Policia e Shtetit gjatë protestës, përpara se të arrestohej, duke e lënë familjen në një situatë edhe më të rënduar.

Thirrja prekëse për djalin pas arrestimit policia:


Video