DETAJE/ Anglezi te hoteli i Nikulajt, orientoi portugezin vrasës: Hellooo (Video)

26 April 2023, 18:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

DETAJE/ Anglezi te hoteli i Nikulajt, orientoi portugezin vrasës: Hellooo

Një shtetas anglez, një portugez dhe dy vëllezërit Elton dhe Klodian Lekstakaj, janë shpallur në kërkim, pasi rezultojnë të jenë autorët e vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj, shkruan ora.

Portugezi dhe Anglezi e kanë kryer vrasjen për llogari të dy vëllezërve Lekstakaj, të cilët në shenjë hakmarrjeje kanë bërë ekzekutimin me pagesë të Nikulaj.

Shtetasi anglez është akomoduar pikërisht në hotelin dhe restorantin ku qëndronte dhe administrohej nga Nikulaj. Nga pamjet duket se, anglezi shihet në hotelin e Nikulajt duke vëzhguar lëvizjes e këtij të fundit në datë 11 pril 2023.

Video e marrë nga xhungël:

Ai dëgjohet teksa përshëndet në anglisht "Hellooo", ndërsa një person është duke fjetur. Anglezi ka qenë njeriu që ka orientuar vrasësin portugez.

Për këtë vrasje janë shpallur në kërkim dhe dy vëllezërit Elton dhe Klodian Lekstakaj, të cilët janë të afërm të viktimave Lauren dhe Gëzim Lekstakaj, persona këta të vrarë nga Arben dhe Ardian Nikulaj.


Video