Ndër më të paguarit, por deputetët ndjehen të diskriminuar nga ligji i Qeverisë!

26 April 2023, 15:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndër më të paguarit, por deputetët ndjehen të

Pagat e deputetëve renditen ndër më të lartat në hierarkinë e pagave në Shqipëri.

Aktualisht një deputet e ka pagesën mujore katër herë më të lartë se paga minimale, 2.5 herë më të lartë se rroga mesatare dhe 50 për qind më të lartë se paga mesatare 900 euro që ka vendosur si objektiv Rama për vitin 2025.

Përveç pagës mujore bruto prej 156 mijë lekësh, statusi i deputetëve u siguron atyre një sërë privilegjesh monetare të tilla si pagesat e karburantit, fatura telefonike mujore, dietat, qeratë mujore, hotelet, pagesa ekstra për pjesëmarrje në komisione dhe pasaporta diplomatike.

Pra çdo muaj krahas pages, një deputet merr mesatarisht edhe 1500 euro të tjera për pagesat që ua njeh ligji.

Megjithatë, bie në sy se pagesat e larta të deputetëve shpesh nuk përkthehen dhe nuk përputhen me aktivitetin e tyre parlamentar.

Pra pavarësisht nëse një deputet është aktiv apo jo me propozime ligjore, fjalime në kuvend apo takime në zonat që përfaqësojnë, sërish pagesat arëktohen në po të njëjtën masë.

Aktualisht debati që po mban pezull miratimin e ligjit për rritjen e pagave për disa kategori punonjësish të administratës publike, është përfshirja edhe e deputetëve në reformën e rritjes së pagave.

Të majtë e të djathë po shqyrtojnë mundësinë për të propozuar një amendim ligji për të siguruar rritje të nivelit të pagës së tyre mujore./TopNews


Video