Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, dukë lënë në fuqi vendimin e SPAK për sekuestrimin e vilës së tij në Hamallaj, të regjistruar në emër të partneres së tij Eriola Hoxha dhe të sekuestrimit të vilës në Palasë, e regjistruar në emër të Elda Dinajt.
Ankimimi në Gjykatën e Posaçme të Apeli ishte bërë pikërisht nga pronaret e vilave, Eriola Hoxha dhe Elda Dinaj.
Ish-ministri i Financave është nën hetim nga SPAK i akuzuar për 4 vepra të rënda penale si shpërdorimi i detyrës, korrupsion, pastrimi iparave dhe përftimi i paligjshëm të interesave.
Në media janë publikuar prova konkrete që e lidhin Arben Ahmetajn drejtpërdrejt me korrupsionin e inceneratorëve.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratiktë përbërë nga gjyqtari DhimitĽr Lara, sot më datë 26.04.2023, shpalli vendimin lidhur meçështjen e regjistruar me nr. 70akti, datë 12.04.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit E.H., E.D., kundër vendimitnr. 137 datë 23.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar mbi caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi pasuritë e paluajtshme.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
- Miratimin e vendimit nr. 137, datë 23.03.2023të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për ankuesit znj. EH. Dhe znj. E.D.