"Disponoj foto të autorëve", Lala jep detajet: Ky krim ka patur garantor që të kryhej dhe autori të ikte pa u lagur

26 April 2023, 09:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Disponoj foto të autorëve", Lala jep detajet: Ky krim ka
Ardian Nikulaj

“Po bëhet tymnajë me këtë ngjarje.” Kjo është ajo që pretendon gazetarja e kronikës Klodiana Lala në lidhje me atentatin ndaj biznesmenit-politikan Ardian Nikulaj, brenda lokalit të tij në Shëngjin.

Sipas saj, në media po raportohen disa detaje që as nuk ekzistojnë fare dhe as nuk ka prova për ato, dhe se kjo bëhet me qëllim për të ngritur disa pista dhe për ta relativizuar krimin.

Lala tha më tej se kjo gjë iu intereson autorëve ose atyre që kanë dhënë garancinë që të kryhet ky krim dhe autori të ikë pa u lagur.

Gazetarja tha më tej se disponon disa foto të autorëve që nuk janë publikuar ende, por që janë në verifikim dhe skedim nga policia.

“Historia që kanë futur kaq shumë gjëra që nuk qëndrojnë në këtë ngjarje, si për shembull flitet për disa automjete që nuk figurojnë askund në kamerat e sigurisë që kanë qarkulluar në atë zonë. Nuk ka asnjë pamje filmike që e provon këtë raportim mediatik.

Autori ka hyrë në derën anësore ka qëlluar me 6 plumba,sepse i  7 është gjetur i pashpërthyer në pjesën e brendshme të rrobave të trupit dhe unë do ja u vë në dispozicion procesverbalin e këqyrjes të trupit të pajetë të Ardian Nikulajt.

Shikoj raportime që jo vetëm që nuk e ndihmojnë ngjarjen, por po ngrenë ca pista dhe një tymnajë për ta relativizuar. Kjo më së pari u intereson urdhëruesve ose atyre që kanë dhënë garancinë që të kryhej ky krim dhe autori të largohet pa u lagur.  

Unë disponoj disa foto të papublikuar të autorëve të dyshuar të ngjarjes, të shumë shtetasve të cilët janë filmuar dhe janë duke u skeduar. Janë njerëz që janë bërë profile për këta persona, nuk e di se sa të sakta do të rezultojnë.  Por, në shumë aspekte të kësaj ngjarje po bëhet tymnajë për arsye që mbetet për t’u parë.

Unë mendoj që ka patur një garanci sepse për tu larguar me një Skuter, që shpejtësia maksimale e këtij motori është rreth 120 km/h. Për sa e ka bërë ky këtë distancën?” – tha Lala në emisionin “Open”.


Video